Mehmet Kemal Firik
19 tetor 2015•Përditësim: 20 tetor 2015
ADDIS ABABA (AA) - U njoftua se refugjatët somalezë në Jemen dhe Kenia vazhdojnë të kthehen në vendin e tyre, raporton Anadolu Agency.
Sipas deklaratës së bërë nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), somalezët cilët kanë ikur në Jemen për shkak të luftës civile në vendin e tyre, vazhdojnë të kthehen në vendet e tyre për shkak të trazirave të brendshme në këtë vend. Në deklaratën që njoftohet se numri i refugjatëve somalezë të cilët kthehen në vend e ka tejkaluar numrin 26 mijë dhe shumica e refugjatëve të cilët kthehen në Somali nëpërmjet Somalilandit dhe Xhibutit u vendosen në kryeqytetin Mogadishu dhe rrethin e tij.
Nga ana tjetër, edhe somalezët cilët kanë ikur nga lufta civile në Somali dhe janë vendosur në Kenia vazhdojnë të kthehen në vendin e tyre.
Sipas të dhënëve të UNHCR-së, këtë vit 2.969 refugjatë somalezë që jetojnë në Kenia me mbështetjen e OKB-së dhe 3.000 refugjatë me shpenzimet e tyre, gjithsej 5.969 refugjatë, u kthyhen në Somali.
Ekspertët theksojnë se kthimi i somelezëve nga Kenia dhe Jemeni në Somali, në vendin cili mundohet të rindërtohet me ndihmën ndërkombëtare, do të rrisë ngarkesën në vend dhe do të ketë nevojë për më shumë ndihmë.
Për shkak të trazirave të brendshme në Somali cilët kanë filluar në vitin 1988, më shumë se 2 milionë refugjatë somalezë janë vendosur në vende të ndryshme të botës.