Kasım İleri
03 tetor 2015•Përditësim: 04 tetor 2015
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan, Barack Obama, të premten deklaroi se veprimet ruse në Siri, duke mbështetur regjimin e Bashar al-Asadit do të përfundojë në "moçal", sepse shumica dërrmuese e sirianëve duan largimin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
"Kjo nuk do të funksionojë, dhe ata do të mbeten atje për një kohë të gjatë nëse nuk ndryshojnë kursin", tha Obama duke iu referuar angazhimit ushtarak rus dhe sulmeve ajrore në Siri.
Presidenti amerikan tha se ia kishte bërë të qartë presidentit rus, Vladimir Putin, gjatë takimit të tyre në Nju Jork, ditë më parë se nuk është i mundur "rehabilitimi" i Assadit në sytë e sirianëve.
"Ky nuk është vlerësimi im", shtoi ai. "Ky është qëndrimi i shumicës dërrmuese të sirianëve".
Obama i bëri këto komenrte gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në të cilën ai emëroi John King për të drejtuar Departamentin e Arsimit pasi që Arne Duncan në muajin dhjetorë pritet të ndahet nga detyra për shkak të daljes në pension.
Ai gjithashtu pohoi se veprimet e Moskës në Siri nuk janë nga forca, por nga dobësia, sepse fuqia Assadit kishte filluar të zbehej.
Moska kishte vendosur armë dhe trupa në bazën e saj në Sirinë perëndimore, kurse në fillim të kësaj jave avionët rusë filluan sulmet ajrore në Siri, që sipas tyre për qëllim kanë objektivat e DAESH-it.
Duke përsëritur se SHBA është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të ndaluar katastrofën humanitare në Siri, Obama tha se kjo është e mundur vetëm nëse Assadi largohet nga pushteti.
Obama gjithashtu vuri në dukje se ai nuk do t'i bashkangjitet fushatës ushtarake ruse, ashtu siç vepron Moska në emër të sulmeve ndaj DAESH-it, dhe nga ana tjetër duke ndihmuar regjimin.
"Ata nuk bëjn dallim në mes DAESH-it dhe opozitës të moderuar sunite, të cilët dëshiron largimin e Assadit", tha Obama duke iu referuar Putinit. "Nga këndvështrimi i tyre, ata të gjithë janë terroristët, dhe kjo është një bindje që çon në katastrofë".
SHBA-të mbështesin forcat e moderuara të opozitës siriane, duke i konsideruar ata si partnerë të tyre pas rrëzimit të regjimit të Asadit, thekson Obama,
"Politika ruse këto po i bënë fshehurazi nga njerëzit, apo duke krijuar një situatë pa rrugë dalje, dhe kjo mundëson vetëm forcimin e DAESH-it" thot ai.
SHBA kohët e fundit pezulluan programin "trajno dhe pajis" për grupet opozitare siriane pasi që disa forca të trajnuara kishin dezertuar nga frontet e tyre të mëparshme.
"Unë jam i pari që të pranojnë se kjo nuk ka funksionuar ashtu siç pritej", tha Obama, duke shtuar se SHBA-të dëshironin të kenë luftëtarë të trajnuar që të përqendrohen kundër DAESH-it, ndërkohë që këto forca bombardoheshin edhe nga regjimi sirian.
Ai sugjeroi se SHBA-të do të vazhdojnë me ngritjen e kapaciteteve të forcave Kurde në veri të Sirisë për të luftuar kundër DAESH-it dhe gjithashtu partnere me grupet opozitare që besojnë se DAESH do të forcohet për aq kohë sa Assadi mbetet në pushtet.
SHBA-të dhe disa aleatë të saj, duke përfshirë Turqinë dhe Arabinë Saudite, lëshuan një deklaratë të përbashkët të enjten, ku shprehin shqetësimin e tyre për sulmet ajrore ruse në Siri.