Muhammed Bilal Kenasari
11 tetor 2015•Përditësim: 11 tetor 2015
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan, Barack Obama nëpërmjet një bisede telefonike i ka shprehur Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, ngushëllimet në lidhje me sulmin terrorist në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë theksohet se Presidenti Obama ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin Erdoğan. Në vijimësi të deklaratës theksohet se "Presidenti Obama ka shprehur ngushëllimet e thella për të plagosurit dhe personat që humbën jetën për shkak të këtij sulmi të pabesë".
Presidenti amerikan ka theksuar ndër të tjera në bisedën me Erdoğan se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Turqisë në çështjet kundër terrorizmit dhe vendosjen e sigurisë në rajon.