Arif Yusuf,Zeynep Tüfekçi
23 Tetor 2015•Përditësim: 23 Tetor 2015
BAGDAD (AA) - Kryetari i Komisonit të Mbrojtjes dhe të Sigurisë në Parlamentin e Irakut Hakim ez-Zamili, njoftoi se vendi i tij i ka dhënë autorizim Rusisë që të vendosë në objektiv autokolonat e organizatës terroriste DAESH që hyjnë në Irak nga Siria, raporton Anadolu Agency (AA).
Zamili në një deklaratë me shkrim ka theksuar se Qendra e informacionit katërpalësh e drejtuar nga Rusia ende është një njësi e re por në një kohë të shkurtër ka kontribuar që ti jepet fund me dëmtime të lehta konflikteve në Bjexhi në rajonin Salahaddin i cili posedon rafinerinë më të madhe të vendit.
Sipas tij, kjo njësi gjithashtu ka kontribuar për marrjen e informacioneve të rëndësishme nga Siria në lidhje me objektivat e DAESH-it.
"Iraku ka arritur një marrëveshje me Rusinë për të qëlluar autokolonat e DAESH-it që hyjnë nga Siria në Irak", ka thënë Zamili.
Diskutimet për objektivat strategjike të operacioneve të ndërmarra dhe rezultatet e mundshme të saj ende vazhdojnë pasi Rusia u përfshi me një forcë ushtarake në luftën e brendshme të Sirisë.
Ndërkohë në fillim të tetorit Komanda e operacioneve të përbashkëta të ushtrisë së Irakut kishte njoftuar se me qëllim për të vendosur në objektiv të përbashkët pozicionet e DAESH-it, ka bërë të ditur se mes Irakut, Sirisë, Rusisë dhe Iranit ka filluar një kooordinim në fushën e inteligjencës dhe të sigurisë.