Elena Teslova
28 shtator 2015•Përditësim: 28 shtator 2015
MOSKË (AA) - Rusia në shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të Ukrainës për ndalimin e fluturimeve të kompanive ruse në vend do të ndalojë kompanitë ajrore të Ukrainës të realizojnë fluturime mbi hapësirën e saj ajrore, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e zyrës së shtypit të Kryeministrisë, Natalya Timakova ka theksuar se Kryeministri Dimitri Medvedev ka udhëzuar Ministrinë e Transporteve të Rusisë që në shenjë hakmarrjeje të zbatojë sanksione kundër kompanive ajrore të Ukrainës.
Qeveria e Ukrainës në fillim të këtij muaji në kudër të vendimeve sanksionuese të përgatitura nga Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare dhe miratuar nga presidenti Petro Poroshenko njoftoi se pas 25 tetorit ka marrë vendim për të mos lejuar fluturimin e 25 kompanive ajrore ruse si Aeroflot, Transaero, Sibir dhe UTair.