Enes Kaplan
18 Dhjetor 2019•Përditësim: 18 Dhjetor 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një takim me kryeministrin e Malajzisë, Mahathir Mohamad, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan ka filluar takimet e tij në kryeqytetin Kuala Lumpur të Malajzisë, ku ai ndodhet për të marrë pjesë në një samit në Kuala Lumpur.
Në këtë kuadër, Erdoğan me kryeministrin Mahathir ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura për mediat në rezidencën kryeministrore në Putrajaya.
Gjatë takimit, në prani të presidentit Erdoğan dhe kryeministrit Mahathir u nënshkruan 15 marrëveshje në fusha të ndryshme mes dy vendeve.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes qeverive të Turqisë dhe Malajzisë në fushën e shkencës dhe teknologjisë u nënshkrua nga ministri i Industrisë dhe Teknologjisë i Turqisë, Mustafa Varank, dhe ministrja malajziane e Energjisë, Shkencës, Teknologjisë, Mjedisit dhe Ndryshimit Klimatik, Yeo Bee Yin.
Ndërkohë, mes kompanive të mbrojtjes dhe tekonologjisë së Turqisë dhe Malajzisë u nënshkruan edhe 14 marrëveshje të vullnetit të mirë.
Presidenti i Turqisë, gjithashtu u takua edhe me mbretin e Malajzisë, Al-Sultan Abdullah Ri‘ayatuddin Al-Mustafa Billah Shah.

Takimi u zhvillua në pallatin mbretëror prapa dyerve të mbyllura dhe zgjati rreth gjysëm ore.
Në takim të pranishëm ishin edhe Emine Erdoğan, bashkëshortja e presidentit Erdoğan, si dhe Azizah Aminah Maimunah Iskandariah, bashkëshortja e mbretit të Malajzisë Al-Sultan.