Suhayb Abdullah Hocalar
16 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
NEW DELHI (AA) – Ushtria e Indisë ka testuar me sukses raketën supersonike të realizuar së fundmi për interceptimin e raketave balistike të "armikut", raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti për zhvillimin e teknologjisë mbrojtëse të Programit të Zhvillimit Indian ka testuar raketën e re balistike të brezit të interceptorëve.
Raketa supersonike u lançua nga qendra e testimit në bregdetin Odisha.
Zyrtarët e ushtrisë indiane deklaruan se raketa e testuar supersonike për katër minuta ka gjetur dhe ka shkatërruar raketën e synuar dhe se testi ka kaluar me sukses.