Alma Çekovic
16 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
NEW YORK (AA) - Kriza e emigrimit tashmë është një fenomen botëror, ndërsa mbyllja e kufijve dhe frenimi i njerëzve, thjesht "nuk do të funksionojë," tha komisioneri i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për BBC-në, Grandi tha se duhet të ndihmohen shtetet që mbajnë peshën më të rëndë, duke i financuar dhe duke u kujdesur për refugjatët.
"Vitin e kaluar, nga 20 milionë refugjatë gjithsej, më pak se një për qind e tyre janë vendosur në vende të tjera. Refugjatët largohen nga konfliktet dhe vështirësitë si kurrë më parë në histori",- tha Komisioneri i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi.