Bota, Koronavirusi

India regjistron 4.077 vdekje ditore nga koronavirusi

Numri i të infektuarve ka shkuar në 24,68 milionë

Ekip   | 16.05.2021
India regjistron 4.077 vdekje ditore nga koronavirusi

New Delhi

India regjistroi 4.077 vdekje të reja nga koronavirusi (COVID-19) dhe 311.170 infeksione të reja, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri total i rasteve ka arritur në 24,68 milionë, ndërsa vdekjet nga virusi në 270.284.

Vendi, i cili është përfshirë nga vala e dytë vdekjeprurëse e COVID-19, ka raportuar nën 400.000 infeksione ditore në ditët e fundit.

Rritja e madhe e rasteve ka shkaktuar që shumica e shteteve të përballen me problemin e furnizimit me oksigjen në spitale.

Ministria e Shëndetësisë të shtunën tha se vala e dytë është "duke u stabilizuar".

India aktualisht po vaksinon të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeç. Por shtetet ankohen për mungesë të vaksinave, kurse ekspertët fajësojnë zyrtarët qeveritarë të cilët nuk morën parasysh sasinë e vaksinave kur u njoftua muajin e kaluar se do të vaksinohen të gjithë qytetarët 18 vjeç e më lart.

Sipas të dhënave të qeverisë, më shumë se 180 milionë doza janë administruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın