Muhammet Nazım Taşcı
24 Maj 2020•Përditësim: 25 Maj 2020
Në Indi gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6.767 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) duke regjistruar rritjen më të madhe ditore të rasteve me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të kanalit NDTV, në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjes, thuhet se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.676 raste duke e rritur numrin e përgjithshëm në 131.868.
Kjo shifër e rasteve në 24 orët e fundit është regjistruar si "rritja më e lartë ditore e shënuar që nga 30 janari nga diagnostikimi i parë i virusit në vend. Në 3 ditët e fundit shifra e rasteve me COVID-19 në vend ka vijuar të jetë mbi 6 mijë.
Ndërkohë me 147 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i vdekjeve në vend ka arritur në 3.867.
Sipas kanalit NDTV, Maharashtra është shteti më i prekur nga pandemia me 47.190 raste dhe 1.577 vdekje, i cili pasohet nga Tamil Nadu me 15.521 raste dhe Gujarat me 13.664 raste.
Numri i personave të shëruar në mbarë vendin ka arritur në 54.441.