Emel Gözellik
13 Tetor 2020•Përditësim: 13 Tetor 2020
Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 706 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 706 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 109.856.
Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 55.342 raste të reja dhe numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 7.175.880.
Ndërkohë, numri i të shëruarve ka arritur në 6.227.295.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.