Sümeyye Dilara Dinçer
30 Mars 2021•Përditësim: 30 Mars 2021
Pas një periudhe 5 mujore ka filluar sërish të rritet numri i rasteve në Indi e cila ndodhet në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 56.211 raste të reja në 24 orët e fundit numri gjithsej i rasteve ka shkuar në 12.095.855, ndërsa me 271 vdekje numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 162.114.
Në rajonin Maharashtra ku janë regjistruar më shumë raste në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 31.643 raste të reja.
Rastet e tjera me burim brenda vendit janë shënuar 2.868 në Punjab, 2.792 në Karnataka, 2.323 në Madhya Pradesh dhe 2.279 në Tamil Nadu.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në "vendin e tretë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e katërt sa i përket numrit të viktimave".
Ndërkohë, 68.020 rastet e reja që u shënuan dje në 24 orë në vend theksohet se janë shifra më e lartë e regjistruar që nga tetori 2020 e deri më tani.