Büşra Selvi Öğütcen
05 Tetor 2020•Përditësim: 05 Tetor 2020
Në 24 orët e fundit në Indi, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 903 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Indisë njofton se me 903 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 102.685.
Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 74.442 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 6.623.815.
Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5.586.703.
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.