Bota, Koronavirusi

COVID-19 mund të nxisë fluksin e refugjatëve në BE

"Faktorët destabilizues me burim nga COVID-19 mund të ndikojnë trendet e refugjatëve në të ardhmen", qëndron në deklaratë

Yusuf Hatip   | 12.05.2020
COVID-19 mund të nxisë fluksin e refugjatëve në BE

Bruksel

Nëse koronavirusi i ri (COVID-19) shkakton destabilizim në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut, thuhet se mund të vërehet një rritje e rëndësishme afatmesme në numrin e refugjatëve që mbërrijnë në Bashkimin Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Zyra e Agjencisë Evropiane për Mbështetjen e Azilit në Evropë (EASO) me seli në Maltë thuhet se numri i refugjatëve që mbërritën në Evropë në muajin mars është përgjysmuar në krahasim me një muaj me parë për shkak të masave të ndërmarra lidhur me COVID-19.

Bashkë me këtë u paralajmërua se pandemia mund të shaktojë mungesë të ushqimit dhe destabilitet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut. Kjo mund të nxisë rrjedhën e refugjatëve në plan afatmesëm.

Më tej tërhiqet vëmendja se organizatat terroriste në rajon të tilla si DEASH mund të përfitojnë nga një destabilitet i mundshëm.

Për vendet e BE-së që pranojnë refugjatë, do të jetë e vështirë që të përballojnë këtë skenar. "Faktorët destabilizues me burim nga COVID-19 mund të ndikojnë trendet e refugjatëve në të ardhmen", qëndron në deklaratë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın