Dursun Aydemir
26 Shkurt 2022•Përditësim: 27 Shkurt 2022
Qindra persona në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, protestuan kundër sulmit të Rusisë në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit u mblodhën përpara stacionit qendror të trenit në Bruksel dhe mbajtën pankarta me mbishkrimet "Ndaloni luftën, ndaloni agresivitetin rus" dhe "Terroristi Putin".
Duke ftuar Bashkimin Evropian që të bëjë atë që është e nevojshme për paqen dhe dialogun, protestuesit hodhën slogane kundër Rusisë.