Yusuf Özcan
26 Shkurt 2022•Përditësim: 26 Shkurt 2022
Pas sulmit rus në Ukrainë, Franca paralajmëroi se rreziku i sulmeve kibernetike është në nivel të lartë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat franceze raportuan se në dokumentin e lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se në këtë fazë nuk u konstatuan probleme në rrjetet dhe sistemet kompjuterike në vend, në lidhje me sulmin rus në Ukrainë.
Megjithatë, në artikull thuhet se “duhet pasur shumë kujdes”.
Ndërkohë, bëhet e ditur se mbledhja e Këshillit të Mbrojtjes do të mbahet në Pallatin Elysee në orën 17:00 me orën lokale, e kryesuar nga presidenti Emmanuel Macron.