Addis Getachew Tadesse
04 Qershor 2020•Përditësim: 04 Qershor 2020
Afrika ka raportuar 108 vdekje të lidhura me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke shtyrë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 4.609, sipas përditësimit të lëshuar nga Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas azhurnimit, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në kontinent tani ka arritur në 162.673, prej të cilëve 70.475 pacientë janë shëruar. Gjatë 24 orëve të kaluara, 5.351 persona rezultuan pozitivë.
Kështu, numri i rasteve aktive është rritur në 87.597 pasi virusi po përhapet në të gjithë kontinentin.
Sekretarja ekzekutive e Komisionit Ekonomik për Afrikën, Vera Songwe tha se kontinenti duhet të përmirësojë kapacitetin e tij të testimit në 10 milionë njerëz në ditë. Aktualisht, vetëm 1 milion njerëz testohen në ditë.
Afrika e Veriut ka raportuar numrin maksimal prej 48.000 rasteve e ndjekur nga Afrika Jugore me 40.000 raste. Afrika Perëndimore ka raportuar 37.700, Afrika Lindore 19.100 ndërsa Afrika Qendrore 17.700 raste.
Sa i përket numrit të vdekjeve, Afrika e Veriut regjistroi 2.100 vdekje, Afrika Jugore 817, Afrika Perëndimore 758, Afrika Lindore 561 dhe Afrika Qendrore 413.