Bota, Koronavirusi

Seuli qendër e valës së re të COVID-19 në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut raportoi 39 raste të reja me COVID-19 ndërsa Kina 1 rast

Gözde Bayar  | 04.06.2020 - Përdıtësım : 05.06.2020
Seuli qendër e valës së re të COVID-19 në Korenë e Jugut

Ankara

Vala e re e të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) vazhdoi sot në Korenë e Jugut ndërsa Kina raportoi vetëm një rast të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Qendrës Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 39 persona të tjerë rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Shumica e rasteve ishin në kryeqytetin Seul, ku kohën e fundit ka patur rritje të vazhdueshme të të prekurve që lidhen me tubimet nëpër kisha.

Numri i përgjithshëm që nga rasti i parë në vend më 25 janar tani ka arritur në 11.629, përfshirë 273 vdekje.

Në Kinë, ku virusi u shfaq dhjetorin e kaluar, vetëm një rast i ri me COVID-19 u konfirmua gjatë 24 orëve të fundit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha se një person i cili kohën e fundit u kthye nga jashtë rezultoi pozitiv në Kinë.

Sipas komisionit nuk ka patur vdekje të lidhura me virusin në vend.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Kinë deri më tani arrin në 84.160, përfshirë 4.638 vdekje dhe 79.494 të shëruar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins" në SHBA.

Pandemia COVID-19 ka marrë më shumë se 386.000 jetë njerëzish në të gjithë botën, me mbi 6.5 milionë të prekur ndërsa rreth 2.8 milionë njerëz janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın