Bota

SHBA, mbi 10 mijë persona të arrestuar në protestat për George Floyd

Mbi 10 mijë persona janë arrestuar në protestat që shpërthyen në Minnesota dhe më pas u përhapën edhe në rajonet e tjerë pas vdekjes së Floyd

Gamze Türkoğlu Oğuz  | 04.06.2020 - Përdıtësım : 04.06.2020
SHBA, mbi 10 mijë persona të arrestuar në protestat për George Floyd

Phoenix

Raportohet se ka tejkaluar 10 mijë numri i të arrestuarve në protestat e zhvilluara pasi afro-amerikani George Floyd humbi jetën si pasojë e dhunës policore në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që agjencia Associated Press ka përpiluar nga departamentet e policisë në mbarë vendin, thuhet se mbi 10 mijë persona janë arrestuar në protestat që shpërthyen në Minnesota dhe më pas u përhapën edhe në rajonet e tjerë pas vdekjes së Floyd.

Rreth një e katërta e këtyre personave janë arrestuar në Los Angeles, që pasohet nga New York, Dallas dhe Philadelphia.

Theksohet se një pjesë e madhe të arrestuarve e përbëjnë persona që kanë shkelur ndalesën e daljes në rrugë dhe urdhërin për "t’u shpërndarë", ndërsa qindra të tjerë akuzohen për grabitje dhe plaçkitje.

- Vrasja e Floyd gjatë arrestimit

George Floyd, 46 vjeç, u arrestua nga policia disa ditë më parë në Minneapolis nën dyshimin për mashtrim. Ai iu përgjërua policëve duke thënë: "Nuk mund të marr frymë", pasi një polic i kishte vendosur për disa minuta gjurin mbi qafën e tij.

Floyd ndërroi jetë në spitalin ku u dërgua nga ekipet shëndetësore që mbërritën në vendngjarje, ndërkohë që pamjet e regjistruara me celularë nga qytetarët që kalonin në rrugë shkaktuan reagime të mëdha në rrjetet sociale.

Pamjet ndezën sërish debatin mbi dhunën policore kundër njerëzve me ngjyrë në SHBA dhe si rrjedhojë u mbajtën protesta në shumë qytete të vendit kryesisht në Minneapolis.

Për shkak të dhunës dhe plaçkitjeve të përjetuara në të paktën 40 qytete përfshirë Washingtonin dhe New Yorkun u shpall ora policore gjatë natës.

Në rreth 25 qytete u mobilizuan Njësitë e Gardës Kombëtare për të mbështetur policinë dhe për të marrë nën kontroll ngjarjet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.