Elvir Hociç
21 Nëntor 2016•Përditësim: 22 Nëntor 2016
KHARTUM (AA) – Admiruesit e avionëve të vjetër kanë organizuar një turne të pazakontë në Afrikë, ndërsa sot ata u ulën për pushimin e parë në Sudan, raporton Anadolu Agency (AA).
Një grup i aventurierëve fluturoi nga ishulli grek Kreta për në Cape Town të Afrikës së Jugut, ndërsa fluturojnë kryesisht me avionë të prodhuar në periudhën nga 1920 deri në 1930.
Avionët oldtimer kaluan përtej Detit Mesdhe dhe vazhduan fluturimin në Egjipt përgjatë lumit Nil dhe sot ateruan në aeroportin e Khartumit, kryeqytetit të Sudanit.
Pas pushimit dhe shoqërimit, pjesëmarrësit e këtij fluturimi të pazakontë do të vazhdojnë në jug të kontinentit afrikan. Në rrugën për në Cape Town, turma e avionëve klasik do të kalojë nëpër Etiopi, Kenia, Zambi dhe vende të tjera afrikane.