Bekim Laci
31 Janar 2016•Përditësim: 01 Shkurt 2016
CAPE TOWN (AA) – Afrikano-Jugorët kanë marrë një lajm të gëzueshëm se sërfistët me balona në Cape Town kanë thyer të shtunën rekordin botëror për sa i përket numrit të pjesëmarrësve në një event, duke hyrë në librin Gines, raporton Anadolu Agency.
Pas tre orëve të sërfimit, 415 pjesëmarrësit përfunduan parakalimin të gjatë një milje, ndërkohë që adhuruesit e shumtë që kishin ardhur në plazh për ti dhënë përkrahje kësaj tentative kishin përgatitur një atmosferë fantastike.
"Armata" e sërfistëve në plazhin “The Virgin” në Cape Tawn theu rekordin në kategorinë “Parada më e Madhe” të cilën më herët e kishte vendosur komuniteti i sërfistëve në Spanjë në janar të vitit 2015 , atëherë kur 352 të tillë u bënë bashkë në plazhin “Los Lances” në Tarifa.
Eventi i mbajtur në Afrikë përfshinë në vete tre qëllime bamirëse, njëri nga të cilët është përkrahja për fëmijët vendas nëpërmjet sportit dhe edukimit.