Ayşe Sümeyra Aydoğdu
31 Janar 2016•Përditësim: 31 Janar 2016
JERUSALEM (AA) - Forcat izraelite në Bregun Perëndimor kanë arrestuar 8 palestinezë, mes të cilëve gjendet edhe gazetari palestinez Mahmud el-Kavasimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga ushtria izraelite, njoftohet se forcat izraelite në Bregun Perëndimor kanë arrestuar 8 palestinezë. Theksohet se të arrestuarit janë dërguar në qendrat e policisë për procedurat e mëtejshme hetimore.
Ndërsa dëshmitarët okularë treguan se mes të arrestuarve gjendet edhe gazetari palestinez Kavasimi, si dhe Salah el-Muhteseb, Baha el- Hamur, Muhiddin Hamid dhe Muhammed Ebu Latifa të cilët më parë ishin mbajtur në burgjet izraelite dhe pastaj janë liruar.