Tufan Aktaş
01 Shtator 2016•Përditësim: 01 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Ambasadori i Ruandës në Turqi, Wiliians Nkurunziza, në lidhje me dorëzimin e shkollës që i përket strukturës së FETÖ-s në vend tha se autoritetet turke dhe ato të Ruandës janë duke u konsultuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ambasadori Nkurunziza, gjatë një takimi me gazetarët turq në Ankara ka shpjeguar strukturën ekonomike dhe politike të Ruandës si dhe ka vënë në dukje përpjekjet e bëra për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai ka vënë në dukje se dënojnë tentativën e puçit dhe se ndodhen në anën e një Turqia demokratike si dhe ka shtuar më tej se në Ruanda ndodhet një shkollë e strukturës së FETÖ-s për të cilën autoritetet e dy vendeve janë në konsultime për të ardhmen e saj.
Ndër të tjera ambasadori Nkurunziza ka pohuar se shkolla do ti dorëzohet ose vkëfit (vakëfi Maarif) që po krijohet në Turqi ose do ti dorëzohet autoriteteve në Ruandë, por se në lidhje me këtë çështje bisedimet janë në vazhdim.
Pasi ka theksuar se ai ka patur takime në shumë qytete për t'iu prezantuar investitorëve turq mundësitë në vendin e tij, Nkurunziza ka vënë në dukje se Afrika dëshiron me një entuziazëm të madh të njohë Turqinë. Ai ka shtuar se dëshirojnë që në Ruanda të reflektohen investimet e qeverisë turke të cilat arrijnë në përmasa serioze në Afrikë.
Ndër të tjera Nkurunziza ka vënë në dukje se marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve mbeten në nivele të ulëta, por paketa e nxitjes të ofruar edhe për stabilitetin e Ruandës, por edhe për investitorët është një mundësi e mirë për biznesmenët turq.
- "Pas gjenocidit populli u lidh me njëri tjetrin"
Nkurunziza, ka shpjeguar se Ruanda pas gjenocidit në 1994 ka ndryshuar gjithë sistemin dhe se kanë ndërtuar nga fillimi vendin. Sipas tij disa qarqe në atë periudhë kanë menduar se Ruanda nuk do të ngrihej më në këmbë.
Pasi ka rikujtuar se gjenocidi ka lënë pas mijëra jetimë dhe miliona të tjerë si refugjatë, Nkurunziza tha se "Qarqet ndërkombëtare burimet e shpenzuara pas gjenocidit sikur ti kishin përdorur për të ndaluar në kohë gjenocidin mund të shpëtonin afërsisht jetën e 1 milionë njerëzve."
Duke vënë theksin se nuk mund të flitet për paqen në Afrikë pa Ruandën, Nkurunziza ka theksuar se vendi brenda 20 viteve të fundit me ekonominë dhe stabilitetin ka një status të veçantë në Afrikë.
Ndër të tjera pasi ka theksuar se qytetarët pas gjenocidit u lidhën me njëri-tjetrin dhe se i kushtuan vëmendje thirrjes "të keni mendime të mëdha" të presidentit Paul Kagame, ambasadori Nkurunziza ka rikujtuar se Ruanda në lidhje me çështjen e punësimit të grave dhe rolit të tyre në jetën politike është një nga vendet kryesore të Afrikës.