BALLKANI

Shqipëri, protestë në lidhje me vdekjen e vajzës së mitur në plazh

Qindra qytetarë kanë protestuar fillimisht para selisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, duke kërkuar shkarkimin e drejtuesve të disa institucione mbi ngjarjen në fjalë e cila ka ndodhur në një plazh në jug të vendit

Saimir Alija  | 08.08.2022 - Përdıtësım : 10.08.2022
Shqipëri, protestë në lidhje me vdekjen e vajzës së mitur në plazh Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Në Shqipëri është organizuar një protestë në lidhje me vdekjen e një vajze të mitur nga përplasja me një mjet lundrues që drejtohej nga një punonjës i policisë disa ditë më parë, raporton Anadolu Agency(AA).

Qindra qytetarë të mbledhur nën thirrjen e aktivistëve të shoqërisë civile kanë protestuar fillimisht para selisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, duke kërkuar shkarkimin e drejtuesve të disa institucione mbi ngjarjen në fjalë e cila ka ndodhur në një plazh në jug të vendit.

Protestuesit kërkojnë shkarkimin nga detyra të ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledar Çuçi, ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano, që sipas tyre duhet të mbajnë përgjegjësi për ngjarjen ku mbeti e vdekur vajza e mitur.

Pas protestës para selisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme ndaj së cilës u hodh edhe bojë e kuqe, qytetarët kanë vazhduar protestën e tyre para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërkohë për mbarëvajtjen e saj u angazhuan dhjetëra forca policore.

Ngjarja ku mbeti e vdekur një e mitur shqiptare e moshës 7-vjeçare ndodhi më 2 gusht, në një plazh në jug të vendit, pasi u godit nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer i policisë së Shqipërisë, teksa ishte me familjen e saj.

Pas ngjarjes oficeri i policisë është arrestuar dhe u shkarkuan disa drejtues të policisë, ndërkohë aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë kërkojnë rritjen e sigurisë në plazhe dhe drejtësi për rastin e vdekjes së të miturës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın