Bojana Stojanovic
09 Qershor 2020•Përditësim: 10 Qershor 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 69 raste me koronavirusin e ri (COVID-19) ndërsa rastet aktive në këtë vend arrijnë në 447, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga dita e djeshme deri më sot nuk janë shënuar vdekje nga koronavirusi ndërsa numri i viktimave mbetet 250.
Që nga dje janë testuar 5.239 persona, 69 prej të cilëve janë pozitivë ndaj COVID-19.
Në respiratorë janë 15 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 11.965.
Deri tani janë testuar 282.049 persona.