Bojana Stojanovic
22 Korrik 2020•Përditësim: 22 Korrik 2020
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tetë persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë infektuar 426 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, njoftoi se deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është 22.013, ndërsa numri i të vdekurve 49.
Lonçar tha se aktualisht 4.619 të prekur nga virusi janë të hospitalizuar, 205 prej të cilëve në respiratorë.
Deri më tani Serbia ka kryer 580.271 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 11.521 teste të kryera gjatë ditës së fundit.