Bojana Stojanovic
25 Qershor 2021•Përditësim: 28 Qershor 2021
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 persona si pasojë e koronavirusit (COVID-19), ndërsa u regjistruan 76 raste të reja, sipas autoriteteve shëndetësore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në spitale momentalisht janë të vendosur 326 pacientë, midis të cilëve 13 në respiratorë.
Nga dje, janë testuar 7.730 persona, ndërsa 76 kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit.
Në periudhën e njëjtë, kanë vdekur 5 persona, me çka numri i të vdekurve u rrit në 7.024.
Në Serbi gjithsej janë regjistruar 716.172 raste me koronavirus deri më tani, kurse janë testuar 4.377.474 qytetarë.