Andjelija Stojkovic
08 Janar 2021•Përditësim: 08 Janar 2021
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 34 persona të tjerë nga koronavirusi i ri (COVID-19), ndërsa janë testuar 11.068 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave zyrtare në kurim spitalor për shkak të koronavirusit janë 6.046 persona, ndërsa 215 persona janë në respirator.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 3.513.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 356.125 raste, ndërsa janë testuar gjithsej 2.378.015 persona.