BALLKANI

Reshjet e borës dhe shiu i akullt shkaktojnë pengesa në Sarajevë, Zagreb dhe Lubjanë

Reshjet e dendura të borës dhe shiut që përfshinë gjatë ditës së djeshme dhe të sotme disa pjesë të Ballkanit kanë shkaktuar probleme dhe pengesa serioze për qytetarët dhe shërbimet komunale

Senita Sehercehajic  | 07.01.2026 - Përdıtësım : 07.01.2026
Reshjet e borës dhe shiu i akullt shkaktojnë pengesa në Sarajevë, Zagreb dhe Lubjanë Foto: Stipe Majic / AA

Sarajevë / Zagreb / Lubjanë

Reshjet e dendura të borës dhe shiut që përfshinë gjatë ditës së djeshme dhe të sotme disa pjesë të Ballkanit kanë shkaktuar probleme dhe pengesa serioze për qytetarët dhe shërbimet komunale, raporton Anadolu.

Në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, shiu dhe bora e re që ra gjatë ditës dhe mbrëmjes së djeshme e bënë jashtëzakonisht të vështirë lëvizjen e këmbësorëve dhe funksionimin normal të trafikut urban.

Temperaturat nën zero gradë Celsius çuar në mbulimin e rrugëve nga akulli, ndërsa transporti publik u zhvillua me kufizime, veçanërisht në zonat kodrinore të qytetit, ku pati edhe anulime dhe shkurtime të linjave të autobusëve dhe minibusëseve.

Gjithashtu edhe në Zagreb dhe në pjesën më të madhe të Kroacisë reshjet e bollshme të borës shkaktuan çrregullime të mëdha në trafik dhe vështirësi për këmbësorët.

Rruga për në Sljeme u mbyll, ndërkohë bora përfshirë edhe rajoen të tjera si Lika, Gorski Kotor, Istria, si dhe pjesën veriperëndimore të Kroacisë dhe pjesë të rajonit Sllavonia, me paralajmërime për ndalime të mdunshme të qarkullimit të automjeteve të rënda. Meteorologët kroatë paralajmërojnë vazhdimin e kushteve dimërore dhe valë të reja të borës në ditët në vijim.

Edhe kryeqyteti slloven Lubjana po përballet me probleme të ngjashme. Për shkak të reshjeve të dendura të borës janë regjistruar vonesa dhe ndryshime në transportin publik.

Ndërkohë që shërbimet dimërore janë në terren për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve dhe trotuarave, disa qytetarë vazhdojnë të përdorin biçikletat edhe në rrugë të mbuluara me borë.

Autoritetet në tre kryeqytetet e kësaj pjesë të Ballkanit u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe respektim të këshillave të sigurisë gjatë kushteve aktuale të vështira dimërore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın