Amina Zorniç
08 tetor 2015•Përditësim: 08 tetor 2015
SARAJEVË (AA) -Bora e cila mbrëmë filloi të bie në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, mbuloi qytetin me shtesën e bardhë duke paralajmëruar dimrin rus, raporton Anadolu Agency (AA).
Fjollat nuk bezdisën qytetarët dhe turistët të cilët fotografoheshin në “Sheshin e Kuq” të Moskës, simbolin e qytetit.
Fotoreporteri i Anadolu Agency përmes objektivit të tij regjistroi borën e parë të këtij sezoni dimëror në kryeqendrën e Rusisë, e cila bëhet gati për temperaturat e ulëta dhe shtresën e trashë të dëborës.