Eren Beksaç
21 maj 2021•Përditësim: 22 maj 2021
Sot në qytetin e Prizrenit u mbajt një tubim mbështetës për Palestinën dhe popullin palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
Qytetarë nga grupe të ndryshme etnike morën pjesë në demonstratën e mbajtur në Sheshin Shadërvan në Prizren.
Demonstruesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Liri për Palestinën”, “Poshtë Izraeli”, “Ndaloni rrethimin”, “Ndihuni rehat kur fëmijët flenë, jo kur vriten”.
Në deklaratën e lexuar në emër të organizatorëve, u theksua se presioni dhe dhuna e vazhdueshme ndaj popullit palestinez nga Izraeli është shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të popujve.
Deklarata nënvizoi se palestinezët i rezistuan dëbimit nga shtëpitë të tyre dhe për këtë arsye Izraeli kreu dhunën më të keqe kundër palestinezëve në vitet e fundit.
“Për të gjithë me ndërgjegje të pastër, dhe veçanërisht për një popull që ndau të njëjtin fat me palestinezët njerëzit 20 vjet më parë (populli i Kosovës), ato që sot po ndodhin në Palestinë janë të papranueshme. Ne përshëndesim armëpushimin, për të cilin mësuam në orët e natës, me shpresën se nuk do të përsëritet”, thuhet në deklaratë.
Në kuadër të protestës, pjesëmarrësit thirrën parulla kundër Izraelit ndërsa mbanin flamuj shqiptarë, turq dhe palestinezë.