Mustafa Keleş
01 Tetor 2015•Përditësim: 01 Tetor 2015
NEW YORK (AA) - Flamuri shtetërorë i Palestinës është ngritur sot për herë të parë në shtizën para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, raporton Anadolu Agency (AA).
Ngritjes së flamurit i ka paraprirë një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë numër i madh i zyrtarëve
Asambleja e përgjithshme ka miratuar e Kombeve të Bashkuara miratoi në pjesën e parë të shtatorit rezolutën me të cilën lejohet ngritja e flamurit palestinez para selisë së KB-ve në New York.
Kundër rezolutës votuan tetë shtete. Përveç Izraelit, në Asamblenë e përgjithshme të KB-ve kundër votuan edhe SHBA-të, Australia dhe Kanada.
Miratimin e rezolutës e përkrahën gjithsej 119 shtete, ndërsa 45 ishin të përmbajtura, në mesin e të cilave Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia.