Mustafa Keleş
23 shtator 2015•Përditësim: 23 shtator 2015
NEW YORK (AA) – Në përputhje me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, para selisë në New York, përkrahë flamujve të shteteve anëtare do të valëviten edhe flamujt e Palestinës dhe Vatikanit, shtete të cilat kanë status të vëzhguesit në organizatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Flamuri palestinez do të ngrihet në shtizë më 30 shtator, ndërsa në ceremonial do të jenë të pranishëm shumë zyrtarë të lartë shtetërorë, mes të cilëve presidenti palestinez, Mahmoud Abbas dhe kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu.
Autoritetet palestineze këtë e shohin si një fitore tjetër në rrugëtimin për tu bërë anëtare fuqiplotë e Kombeve të Bashkuara.
Paralelisht me atë të Palestinës, më 25 shtator do të vendoset edhe flamuri i Vatikanit i cili gëzon statusin e njëjtë si Palestina,
Zyra e OKB-së për marrëdhëniet me publikun ka njoftuar se gjatë ngritjes në shtizë të flamurit të Vatikanit nuk do të organizohet ndonjë program i veçantë.