Dzihat Aliju
15 Shtator 2020•Përditësim: 15 Shtator 2020
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 15.925, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 9 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 661.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 104 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 13.418 ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.846.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.404 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 167.760 teste.