Koronavirusi

Egjipti dhe Tunizia raportojnë vdekje të reja nga COVID-19

Në një deklaratë, Ministria egjiptiane e Shëndetësisë tha se 13 vdekje dhe 168 raste të reja u regjistruan në vend, duke e çuar numrin në 101.177 raste, duke përfshirë 5.661 vdekje dhe 84.969 rikuperime

Ekip  | 15.09.2020 - Përdıtësım : 15.09.2020
Egjipti dhe Tunizia raportojnë vdekje të reja nga COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Stamboll

Autoritetet shëndetësore në Egjipt dhe Tunizi sot konfirmuan viktima shtesë për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Ministria egjiptiane e Shëndetësisë tha se 13 vdekje dhe 168 raste të reja u regjistruan në vend, duke e çuar numrin në 101.177 raste, duke përfshirë 5.661 vdekje dhe 84.969 rikuperime.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Tunizisë, tha se kanë regjistruar 10 viktima dhe 747 raste të reja të koronavirusit midis 11 dhe 12 shtatorit.

Numri i Tunizisë tani është rritur në 7.382 raste, duke përfshirë 117 vdekje, dhe 2.175 rikuperime.

Që kur u zbulua për herë të parë në Wuhan, Kinë në dhjetor, COVID-19 ka marrë jetën e më shumë se 933 mijë personave në 188 vende dhe rajone.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın