Koronavirusi

Gjermania regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Me 203.136 raste të reja në 24 orët e fundit në Gjermani, numri i rasteve ditore me COVID-19 ka arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë

Cüneyt Karadağ  | 27.01.2022 - Përdıtësım : 27.01.2022
Gjermania regjistron numrin më të lartë të rasteve ditore me COVID-19

Berlin

Me 203.136 raste të reja në 24 orët e fundit në Gjermani, numri i rasteve ditore me COVID-19 ka arritur në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se numri i rasteve në vend është rritur në 9 milionë e 239 mijë.

Numri i rasteve ditore në vend ka tejkaluar për herë të parë mbi 200 mijë që nga fillimi i pandemisë, ku dhe me 203.136 rastet e reja të shënuara në 24 orët e fundit në Gjermani është regjistruar niveli më i lartë i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Në vend ku numri aktiv i rasteve është në 1.678.000, njoftohet se si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 188 persona, duke e rritur numrin e viktimave nga virusi në 117.314.

Numri i të vaksinuarve plotësisht në Gjermani ka arritur në 61.2 milionë ndërsa numri i atyre që kanë marrë vaksinën përforcuese është rritur në 42.5 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Gjermani u regjistrua më 27 janar të vitit 2020.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın