Bota, Koronavirusi

Franca regjistron mbi 428 mijë raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në mbi 17,7 milionë

Yusuf Özcan  | 27.01.2022 - Përdıtësım : 27.01.2022
Franca regjistron mbi 428 mijë raste të reja me COVID-19

Paris

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 428 mijë raste të reja me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 428.008 raste të reja. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në mbi 17,7 milionë.

Gjithashtu me 258 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 arriti në 129.747.

Ndërkohë përqindja e testeve pozitive të COVID-19 në vend u rrit në 31,9 për qind.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 30.624 persona, prej të cilëve 3.712 në kujdesin intensiv. Bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shtruar për trajtim nëpër spitale 3.297 persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın