Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kryeparlametari kosovar Glauk Konjufca rezulton pozitiv me COVID-19

Rastet me koronavirus në Kosovë janë rritur dukshëm ditëve të fundit me mbi 2 mijë të infektuar për disa ditë me radhë

Agim Sulaj  | 26.01.2022 - Përdıtësım : 26.01.2022
Kryeparlametari kosovar Glauk Konjufca rezulton pozitiv me COVID-19

Prishtinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Lajmin për infektimin e kryeparlamentarit Konjufca e ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci në seancën e sotme parlamentare.

“Kryetari Konjufca ka rezolutuar pozitiv me COVID-19, kështu që nuk mund të marrë pjesë në seanncë, kjo është për njoftimin tuaj (deputetëve) dhe publikut. Shpresoj që ta kalojë shumë shpejtë dhe me lehtësi”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, Bogujevci ka theksuar se përpos kryetarit Konjufca, prezente në seancë nuk do të jetë për t’ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve as ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila po ashtu më herët ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rastet me koronavirus në Kosovë janë rritur dukshëm ditëve të fundit me mbi 2 mijë të infektuar për disa ditë me radhë, gjë për të cilën Qeveria e Kosovës ndërmori masa të reja nga e shtuna për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshëm të koronavirusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.