Agim Sulaj
25 Shkurt 2021•Përditësim: 25 Shkurt 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.587, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në vend janë regjistruar 437 raste të reja me koronavirus, shifër më e lartë ditore e regjistruar në vitin 2021, derisa numri i tyre ka shkuar në gjithsej 67.906 raste.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.643 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa që nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 297.628 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 255 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 59.174 raste, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 7.145.