Zylfije Adem Jakupi
01 gusht 2021•Përditësim: 02 gusht 2021
Kosova ka njoftuar se brenda ditës së fundit nga 2.849 teste të dyshuara për koronavirusin e ri (COVID-19), gjithsej 100 raste kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se së fundmi nuk është regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi, me çka numri i viktimave mbetet në 2.266.
Gjatë ditës së fundit 3 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 105.660 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend aktualisht është 539.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 736.283 teste të dyshuara për COVID-19, nga të cilat 108.465 kanë rezultuar pozitivë.