Agim Sulaj
03 Mars 2022•Përditësim: 04 Mars 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, me çka numri i tyre mbetet në 3.116, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 69 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 226.461.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.552 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.768.282 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 99 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 221.778, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.567.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.540 doza të vaksinës. Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.