BALLKANI

Komuna Arnavutkoy e Stambollit organizon program iftari në Kosovë

Sipas organizatorëve, këto iftare synojnë të forcojnë frymën e solidaritetit dhe ndarjes gjatë muajit të Ramazanit, si dhe të thellojnë më tej lidhjet e miqësisë mes Turqisë dhe vendeve të Ballkanit.

Eren Beksaç  | 22.02.2026 - Përdıtësım : 22.02.2026
Komuna Arnavutkoy e Stambollit organizon program iftari në Kosovë Foto: Komuna Arnavutkoy

Prishtinë

PRISHTINË (AA) – Komuna Arnavutkoy e Stambollit organizoi një program iftari në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në bashkëpunim me Fondacionin “Eyup Sultan”, duke mbledhur rreth 1.500 pjesëmarrës në qendër të qytetit, raporton Anadolu.

Në program morën pjesë kryetari i Komunës Arnavutkoy, Mustafa Candaroglu, kryetari i Fondacionit “Eyup Sultan”, Iskender Yanova, nënkryetari i Partisë AK për Stambollin, Yusuf Aslan, kryetari i Partisë AK në Arnavutkoy, Salim Gokhan Gurek, si dhe përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, autoriteteve lokale dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij, Candaroglu theksoi se Ramazani është një kohë mëshire që afron zemrat e njerëzve dhe se Arnavutkoy vazhdon të qëndrojë pranë vëllezërve në Ballkan. Ai nënvizoi rëndësinë e lidhjeve historike, fetare dhe kulturore mes Turqisë dhe Kosovës.

Sipas organizatorëve, këto iftare synojnë të forcojnë frymën e solidaritetit dhe ndarjes gjatë muajit të Ramazanit, si dhe të thellojnë më tej lidhjet e miqësisë mes Turqisë dhe vendeve të Ballkanit.

Nga Komuna e Arnavutkoyit u bë e ditur se aktivitetet e “sofrave të vëllazërisë” do të vazhdojnë edhe në Maqedoninë e Veriut, në fshatin Llazhan të Komunës së Dollnenit, ndërsa në kuadër të organizimit në rajon synohet të arrihen rreth 5.000 persona me iftare në disa vende të Ballkanit.

Gjatë gjithë programit, do të shtrohen vakte iftari për 1.500 persona çdo ditë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın