Fatjon Cuka
26 Nëntor 2021•Përditësim: 26 Nëntor 2021
Në Elbasan ka filluar mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, e cila është mbledhja e 7-të e përbashkët qeveritare mes dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbledhja po mbahet në Njësinë Administrative Labinot Fushë në Qarkun e Elbasanit, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, së bashku me delegacionin qeveritar që ai kryeson.
Pas sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, do të nënshkruhen disa marrëveshje të bashkëpunimit dhe më pas Rama dhe Kurti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Në kuadër të mbledhjes së përbashkët qeveritare do të mbahet edhe Forumi i Biznesit Shqipëri-Kosovë, ku Rama dhe Kurti do të kenë një bashkëbisedim me përfaqësuesit e bizneseve.