BALLKANI, Koronavirusi

BeH, rritet në 2.435 numri i rasteve me COVID-19

Në 24 orët e fundit, 19 persona u testuan pozitivë në koronavirusin ndërsa u raportuan dy vdekje të reja nga COVID-19

Dejan Maksimovic  | 27.05.2020 - Përdıtësım : 27.05.2020
BeH, rritet në 2.435 numri i rasteve me COVID-19

Sarajevo

Në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), deri më tani nga koronavirusi i ri (COVID-19) janë prekur 2.435 persona ndërsa janë kryer 61.111 teste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e virusit, 151 persona kanë vdekur ndërsa 1.744 janë shëruar, bëri të ditur sot Ministria e Çështjeve Civile të BeH-së.

Në 24 orët e fundit, 19 persona u testuan pozitivë në koronavirusin ndërsa u raportuan dy vdekje të reja nga COVID-19.

Të dhënat e lëshuara nga Ministria e Çështjeve Civile të BeH-së tregojnë se 1.374 persona u prekën nga virusi në entitetin e Republikës Sërpska, nga 24.841 të testuar. Gjithashtu 108 persona humbën jetën ndërsa 791 janë shëruar.

Në entitetin e Federatës së BeH-së janë 1.041 raste me COVID-19 ndërsa janë bërë 35.52 teste. Kanë vdekur 39 persona, ndërsa 927 janë shëruar.

Në distriktin Bërçko 20 persona janë prekur nga virusi prej 750 të testuarve. Kanë vdekur katër persona ndërsa janë shëruar 16 të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın