Gorana Jakovljevic
18 shtator 2015•Përditësim: 18 shtator 2015
BANJALUKA (AA) - Përfaqësuesi i lartë për BeH, Valentin Inzko tha sot në Banja Luka se entiteti i Republikës Srpska ka të drejtë e referendumit brenda kompetencave të veta, për shembull gjyqësorin në RS apo korrupsionit në RS, por nuk mund të ketë autoritet në mbar vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
I pyetur kur pritet shuarja e funksionit të Përfaqësuesit të Lartë në BeH, Inzko tha se kjo do të ndodhë kur të piqen kushtet për një gjë të tillë.
Përfaqësuesi i Lartë për BeH-së, sot qëndroi në selinë e kompanisë "Elektroprenos BeH" në Banja Lukë, ku u takua me drejtorin e kompanisë Matan Zhariç, u informua për situatën në kompani dhe përgëzoi udhëheqjen për punën e suksesshme dhe planet për investime në të ardhmen.
Ai theksoi se të gjitha planet e investimeve kanë mbështetjen edhe nga Bashkimi Evropian "për të cilën është e rëndësishme që edhe BeH të lidhet me rrjedhjen e energjisë evropiane".