Vesna Bešic
24 Nëntor 2015•Përditësim: 24 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) - Në operacionin e koduar "Most" (Ura) të kryer nga pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë Federale (DPF) të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), janë arrestuar 16 persona ndërsa janë konfiskuar 25 kilogramë drogë, konfirmoi Mirko Kupresakoviç, drejtues dhe koordinator i operacionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai deklaroi se DPF në të kaluarën ka ndërmarrë masa operative-taktike dhe hetimore në mbledhjen e fakteve dhe dëshmive të personave të angazhuar në blerjen dhe shpërndarjen e narkotikëve, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e një grupi të organizuar kriminal.
"Janë gjetur sasi të mëdha të armëve automatike, mjete shpërthyese ushtarake, sasi e madhe të revoleve dhe sasi e konsiderueshme parash. Të gjitha janë konfiskuar. Të gjithë personat pas operacioneve të DPF janë paraburgosur mbi veprën penale u janë dorëzuar Prokurorisë kompetente kantonale", tha Kupresakoviç.
Sipas tij, aktivitetet, personat apo mjetet e gjetura nuk mund të lidhen me financimin e terrorizmit. Kupresakoviç thotë se në bazë të hetimeve kjo sasi e narkotikëve ishte ekskluzivisht për tregun e BeH-së.
"Kjo sasi nuk është e tëra, kjo është sasi minimale që kemi. Në vijim janë kërkimet në disa loacione tjera dhe priten arrestimet tjera", shtoi Kupresakoviç.
Bëhet fjalë për disa persona të moshës së re dhe të mesme nga rajoni i Kantonit të Sarajevës dhe Gorazhdës.
Prokurorja e Kantonit të Sarajevës, Shelja Heljiç, tha se opracioni i arrestimit të grupit kriminal është rezultat i punës tre mujore.
Ajo më tej thotë se ndaj tyre rëndojnë edhe veprat penale në lidhje me posedimin e sasive të mëdha të lëndëve plasëse dhe armëve.