Vesna Besiç
22 shtator 2015•Përditësim: 22 shtator 2015
SARAJEVË (AA) – Me urdhër të Prokurorisë, BeH-ja realizoi aksionin e koduar me emrin “Art”, ku është arritur bashkëpunim i rëndësishëm me gjyqësorin dhe policinë e Republikës së Kroacisë, theksoi Prokuroria e BeH-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Me sinjal të dakorduar, sot në mëngjes në ora 06:00, ka filluar aksioni ndërkombëtar me emrin e koduar “Art”, i cili realizohet në bashkëpunim me strukturat e Departamentit Shtetëror Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Republikën e Kroacisë (USKOK). Me urdhër të Prokurorisë të repartit të veçantë për krimin e organizuar, krimit ekonomik dhe korrupsionit, policët e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtje dhe Hetim (SIPA), kryen bastisje dhe arrestime në zonën e Posavines”, theksoi Prokuroria e BeH-së.
Në terren gjenden prokurorë dhe hetues të Prokurorisë së BeH-së, të cilët koordinojnë punën e stafit policorë me kolegët e Kroacisë.
“Në Bosnjë e Hercegovinë tre persona janë privuar nga liria, ndërsa kolegët në Kroaci aktivitetet i kryejnë mbi tetë persona të cilat janë cak i policisë. Gjatë kontrollit në zonën e Kroacisë është gjetur një sasi e dokumenteve të falsifikuara, përfshirë këtu edhe dokumente të falsifikuara zyrtare policore”, theksoi Prokuroria.
Siç u theksua, bëhet fjalë për një hetim të ndërlikuar dhe shumë mujor, i drejtuar ndaj më shumë personave në dy shtete, të cilët dyshohen për organizim të veprave penale dhe një varg veprash të tjera, konkretisht falsifikim të dokumenteve zyrtare, pasaportë, dokumente, si dhe karta identiteti të agjencive policore.
Aktivitetet janë marrë vesh mes Prokurorisë së BeH-së dhe Departamentit Shtetëror Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Republikën e Kroacisë në nivelin më të lartë, pas së cilës filloi hetimi në drejtim të zbulimit dhe shkatërrimit të këtyre grupeve të organizuara.
“Kolegët e BeH-së dhe Kroacisë gjithmonë janë në kontakt, ndërsa personat e privuar nga liria në BeH, do t’i dorëzohen hetuesisë, e cila do të hetojë për dyshimet dhe pastaj të marrë vendim në inicimin e propozimit për caktimin e masës së paraburgimit apo masës së ndalesës në pajtim me ligjin.
Operacioni “Art” tregon vendosmërinë e kapaciteteve hetimore dhe policore të BeH-së, për t’u përballur me format më të ndërlikuara të kriminalitetit tejkufitar, në bashkëpunim me institucionet policore dhe gjyqësore të vendeve fqinje dhe Bashkimit Evropian”, thekson Prokuroria e BeH-së.