Zülfiya Yakup
26 Nëntor 2018•Përditësim: 26 Nëntor 2018
PEJË (AA) - Me një ceremoni shtetërore në Pejë ka filluar takimi i pestë i përbashkët i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas intonimit të himneve të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministrat e të dy vendeve, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama, përshëndetën gardën e rreshtuar të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).
Pas kësaj vijoi takimi i përbashkët i të dy qeverive.
Në mesditë, parashihet ceremonia e nënshkrimit të nëntë marrëveshjeve midis dy qeverive, pas çka pritet të mbahet edhe një konferencë për mediat e kryeministrave Haradinaj dhe Rama.
Për herë të parë, dy qeveritë u takuan më 11 janar të vitit 2014, pas çka kanë realizuar edhe tri takime të tjera të përbashkëta në Vlorë, Prishtinë dhe Tiranë.