Admir Fazlagikj
22 Mars 2018•Përditësim: 22 Mars 2018
SHKUP (АА) – Moti sot në mëngjes në Maqedoni është i vrenjtur dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës ndërsa në viset jugore reshjet janë kryesisht me shi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike të Maqedonisë, më së shumti borë dhe më ftohtë është në Mavrovë, ku shtresa e borës është shtatë centimetra dhe me temperaturë prej minus 6 gradë celsius. Në Shkup temperatura është minus një gradë.
Sipas paralajmërimeve të meteorologëve, deri në fund të ditës do të mbajë mot i vrenjtur dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës. Në viset jugore do të ketë reshje shiu dhe borës ndërsa në pjesën juglindore do të ketë shi.
Në më shumë vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme dhe do të bie mbi 15 litra shi në një metër katror. Në pjesën më të madhe të shtetit do të formohet shtresë dëbore.
Temperatura maksimale sot në vend do të arrijë prej 1 deri në 6 gradë celsius. Në Shkup do të ketë mot të vrenjtur, me reshje të borës dhe me erë të dobët dhe të mesme nga drejtimi verilindor. Temperatura do të arrijë deri në 2 gradë celsius.