Sibel Vezaj
21 Mars 2018•Përditësim: 21 Mars 2018
PRISHTINË (AA) - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, ka theksuar se me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Kosova është në drejtim të liberalizimit të vizave për popullin e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në rrjetin social Twitter, Mogherini ka shkruar se, “Lajme të mira nga Prishtina: Me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Kosova drejt liberalizimit të vizave për në BE për popullin e saj”.
Kujtojmë së Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e jashtëzakonshme ka ratifikuar Projektligjin për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.
- Thaçi: BE-ja do t’i bëjë detyrat e saj pa humbur kohë
- Shqipëria përshëndet miratimin nga Kosova të demarkacionit me Malin e Zi